“E kishim punuar skemën e golit”, sulmuesi i Elbasanit: Kam ardhur nga dëmtimi para një jave, shpejt kthehem në 100% tim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2024 | 19:52

“E kishim punuar skemën e golit”, sulmuesi i Elbasanit: Kam ardhur nga dëmtimi para një jave, shpejt kthehem në 100% tim

Sulmuesi i Elbasanit, Ze Gomesh barazoi shifrat me Partizanin duke dalë nga kjo sfidë me 1 pikë. Pas sfidës ai u shpreh se shumë shpejt do të marrë formën e tij më të mirë duke qenë se është rikthyer nga dëmtimi.

bandicam 2024-10-20 19-44-37-506

“Të gjithë mund të bëjmë më mirë, unë mund të bëj më mirë dhe të gjithë së bashku duam të arrijmë rezultate të larta. Kam ardhur nga dëmtimi para një jave dhe me anë të stërvitjes dua që të përshtatem sa më shpejt dhe të kap formën optimale.

Dëshira ime është që të jem gati që sot ose nesër, por duhet të respektojmë procesin dhe të jem gati nga ndeshja në ndeshje.

GOLI- Siç mund ta shikoni është diçka që është punuar gjatë javës në stërvitje, fatmirësisht atë që punuam arritëm të shënonim gol. Me siguri që do të kthehem edhe unë në 100% tim”, deklaroi ai për “RTSH Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"