E konfirmon drejtori, Partizani shet Tedi Carën për një shifër më të ulët se pritej

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2024 | 8:28

E konfirmon drejtori, Partizani shet Tedi Carën për një shifër më të ulët se pritej

Tedi Cara është lojtari më i ri i skuadrës ukrainase të Oleksandrias, e cila në këtë sezon synon titullin kampion. Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i klubit të ri të kavajasit, ndërsa Panorama Sport kishte përcjellë më parë largimin e kapitenit nga të kuqtë.

tttt

Në një intervistë për mediat ukrainase, Ivan Telko ka konfirmuar mbylljen e tratativave për transferimin e Carës në Ukrainë.

“Kemi kryer transferimin e një anësori të majtë nga Shqipëria, në skuadrën e Partizanit. Bëhet fjalë për Tedi Carën. Ai është nënshkrimi ynë i parë në këtë dritare transferimesh. Mund të quhet i sapoardhur”, u shpreh drejtori sportiv.

Tashmë është mbyllur edhe çështja e dokumentacionit mes palëve dhe në ditët në vijim pritet që Cara të udhëtojë drejt Ukrainës për të kryer testet mjekësore dhe për tu prezantuar si lojtari më i ri i Oleksandrias. Sipas mediave ukrainase dhe burimeve pranë klubit, Partizani përfiton një shifër prej afro 150 mijë dollarësh (145 mijë eurosh) nga shitja e kavajasit, i cili largohet nga klubi i kuq pas plot pesë vitesh.

Në janar të 2020-ës Cara firmosi me Partizanin nga Besa e Kavajës në këmbim të rreth 75 mijë eurove. Në verën e ardhshme Carës i skadonte kontrata dhe kjo justifikon edhe shifrën jo të lartë që është paguar për të.

Në Ukrainë janë shitur tashmë edhe Andi Hadroj e Arinaldo Rrapaj. Për këtë të fundit ka një detaj mjaft interesant, sepse me 600 mijë eurot e shpenzuara për ta blerë, vlonjati bëhet blerja më e shtrenjtë ndonjëherë e Kolos Kovalivka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"