E konfirmon Fabricio Romano: Armando Broja nënshkruan kontratën si lojtari i ri i Fulhem
Orët e fundit të merkatos së dimrit në futbollin anglez do shohin si protagonist Armando Brojën. Edhe eksperti i merkatos, Fabricio Romano, në lidhjen e tij direkte për orët e fundit të marrëveshjeve, ka shpjeguar se ajo e sulmuesit shqiptar është ndër lëvizjet më të rëndësishme që mbeten.
Ora 22:43: Fabricio Romano konfirmons se: Armando Broja sapo ka nënshkruar kontratën si lojtar i ri i Fulham. Tashmë gjithçka është vulosur!
Ora 21:15: Broja do të kthehet përsëri te Çelsi në fund të sezonit, sipas Fabricio Romanos. “Pritet që Broja të firmosë kontratën me Fullhem brenda minutave të ardhshëm, po mbyllet dokumentacioni. Por nuk ka një klauzolë për transferimin e tij në fund të sezonit. Ai do të kthehet në fund të sezonit te Çelsi”, tha ai.
Ora 20:35: Fabricio Romano tregon të rejat e fundit. “Vizitat mjekësore të Brojës janë drejt fundit. Çesli dhe Fullhem janë duke shkëmbyer aktualisht dokumentacionin për të finalizuar marrëveshjen.
Përse Çelsi po e lejon të largohet? E ka shpjeguar Mauricio Poçetino në një konferencë për shtyp, mendoj se ishte rreth datës 10 janar. Ai tha që Armando ka nevojë të luajë tre ndeshje radhazi. Dhe këtë nuk mund ta bëjë te Çelsi, Kur e krahasoi me Kejn, ai shpjegoi se Kejn luante se ishte i vetëm.
Te Çelsi besojnë se ka nevojë të luajë, është edhe mundësi për të marrë disa para. Për Armandon është mundësi të luajë rregullisht, të përmirësojë vlerën e tij dhe të gjejë ndoshta një rrugë tjetër në verë”, tha Romano.
Ora 20:10: Zbulohen detaje mbi shifrën që do të paguajë Fullhem për Brojën. Sulmuesi shqiptar kalon në huazim deri në fund të sezonit për një shifër që arrin deri në 4 milion paund, por jo një shumë fikse. Shifra mund të arrijë deri në 4 milionë paund në varësi të numrit të ndeshjeve që do të luajë sulmuesi shqiptar dhe golave që do të shënojë në këtë periudhë.
Ora 19:13: “Armando Broja sapo ka mbërritur në klubin e Fullhem për vizitat mjekësore”, shpjegoi Romano gjatë emisionit të tij.
Ora 18:45: Gazetari i njohur i merkatos shpjegon se aktualisht Broja është duke shkuar për të kryer vizitat mjekësore te Fullhem. “Është një nga çështjet e rëndësishme të sotshme. Do kryejë vizitat mjekësore për të finalizuar huazimin për 4 milionë paund deri në fund të sezonit”.
Ora 18:35: Fabricio Romano bën të ditur se është gjetur akordi mes palëve. “Fullhem ka gjetur akordin me Çelsin për huazimin e tij për shumën deri në 4 milion paund. Do të kryejë sot vizitat mjekësore për të finalizuar marrëveshjen”.
Ora 18:26: “Një klub po insiston shumë për transferimin e tij. Është Fullhem, i cili është në garë me Ullvërhempton për lojtarin. Por nuk është e thjeshtë.
Çelsi ka kërkuar 5 milion paund sot, por klubet hezitojnë të paguajnë kaq shumë për huazimin deri në fund të sezonit. Bëni llogaritë, janë 5 milionë paund për 15 ndeshje që u mbeten deri në fund të sezonit”, shpjegoi eksperti i merkatos.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"