Postuar: Nëntor 13, 2024 | 19:25
E kryer/ Rikthim te verdhekuqtë pas 5 viteve, Roma gjen trajnerin e ri
Klaudio Ranieri ka arritur akordin me drejtuesit e Romës për të qenë ai trajneri i ri.
Një rikthim te verdhekuqtë për 73-vjeçarin, pasi kujtojmë se në stolin e Romës ndodhej për 12 ndeshje në fundin e sezonit 2018/19.
Kështu një emër me eksperincë merr drejtimin e skuadrës pas largimit të Ivan Juriç. Ranieri merr detyrën e trajnerit vetëm deri në fund të sezonit, ndërsa më pas palët do të ulen për të diskutuar zgjatën e kontratës.
Eksperienca e fundit në Seria A për trajnerin italian ishte sezonin e kaluar. Ranieri mbylli sezonin me Kaljarin, ndërsa qëndronte pa skuadër prej atëherë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"