E mbyllën me fitore dhe presin vendimin e UEFA-s, Foda: Krenar për Kosovën, tifozët të mahnitshëm
Trajneri i Kosovës, Franko Foda, beson se skuadra e tij është në rrugën e duhur.
Pas fitores me Lituaninë në “Fadil Vokrri”, trajneri gjerman theksoi: “Në pjesën e parë ishim më konstantë, luajtëm më mirë dhe shënuam gol. Pas kartonit të kuq ishim të detyruar të vrapojmë më shumë në lojën pa top.
Edhe në pjesën e dytë i kishim dy raste për të shënuar golin e dytë. Prej minutës së 65-të kishim edhe pak fat, me shtyllat që i goditi Lituania. U detyruam të ndërrojmë edhe skemën, luajtëm me 5-3-1.
Jam shumë krenar me ekipin dhe shumë i lumtur që kemi fituar. Nga Rumania u kthyem në 4 të mëngjesit dhe nuk kishim shumë kohë. Kishim edhe probleme në mbrojtje. Kishim përkrahje të mahnitshme nga tifozët dhe i falënderoj ata. Jemi shumë të lumtur me rezultatet e fundit. Në 5 ndeshje kemi 4 fitore dhe një barazim, jemi në rrugën e duhur”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"