E mbylli në banjë, i futi duart dhe pastaj e nxori me mbathje në oborr. Akuzuesja e futbollistit të Valencias tregon detajet në polici

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2024 | 23:20

E mbylli në banjë, i futi duart dhe pastaj e nxori me mbathje në oborr. Akuzuesja e futbollistit të Valencias tregon detajet në polici

Zbardhen detajet e ngjarjes së rëndë ku sulmuesi i Valencias, Rafa Mir, është akuzuar për agresion seksual nga dy të reja. “El Mundo” ka siguruar dëshminë e një prej vajzave të dhënë para policisë, ku ka treguar se çfarë ndodhi në banesn e futbollistit ku kishin shkuar pasi ishin njohur në një lokal të shtunën në darkë.

 

rafa mir

Sipas dokumentit, Rafa Mir e kishte mbyllur një prej vajzave në banjën e shtëpisë së tij dhe kishte mbyllur derën me çelës që të mos dilte jashtë. Më pas e kishte ulur mbi lavaman dhe kishte tentuar ta prekte në va*inë pa i hequr fundin dhe mbathjet. Ajo kishte refuzyar dhe i kishte kërkuar ta linte të largohej “pasi po vinte ta merrte i ati”.

Dëshmia vazhdon me 25-vjeçaren e cila tregon se Mir kishte vazhduar ta prekte kudo në trup dhe vetëm falë një të shtyre ia kishte dalë të shkëputej nga ai dhe të dilte nga banjoja. Ajo dhe shoqja e saj kishin mbetur të tronditura nga kjo situatë dhe në atë moment, Rafa Mir i kishte nxjerrë të dyja jashtë nga shtëpia vetëm më mbathje, duke ua hedhur pjesën tjetër të rrobave përtej gardhit.

Sulmi kishte filluar që në taksinë që po i çonte në shtëpinë e sulmuesit, pasi në automjet ai kishte prekur va*inën e një prej vajzave, e cila kishte kërkuar që të ndalej makina dhe të ndërronte vend.
Mir po hetohet në gjendje të lirë nga policia spanjolle, por i është tërhequr pasaporta dhe nuk mund të largohet nga Spanja, ndërsa i janë ndaluar të gjitha kontaktet me akuzueset e tij në pritje të gjyqit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"