“E merituam fitoren edhe pse kemi lojtarë jashtë forme”, Agostineli: Në fund mund të ndodhte çdo gjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2024 | 18:43

“E merituam fitoren edhe pse kemi lojtarë jashtë forme”, Agostineli: Në fund mund të ndodhte çdo gjë

Trajneri i Flamurtarit, Andrea Agostineli vlerësoi fitoren 2-1 të skuadrës së tij përballë Kukësit. Ai theksoi se ekipi kishte bërë mirë, edhe pse në fund rrezikoi një barazim nga vendasit.

bandicam 2024-09-17 18-24-55-383

“Jam i lumtur se ndeshjet nuk janë të lehta. E kemi merituar plotësisht fitoren, kem bërë një pjesë të parë nga më të mirat që kur kam ardhur. Duke marrë në konsideratë fushën që është këtu, kemi bërë gabimin te penalltia, që nuk e kam parë.

Kam bërë ndryshime të ndryshme edhe taktike, futa një sulmues. Mendoj se gjërat shkuan mirë, kisha lojtarë që nuk janë ende në formën më të mirë, kanë vetëm një javë që kanë ardhur. Shihni Ememe i cili është një lojtar shumë i fortë, por nuk është ende në formë.

Nuk më shqetëson gjendje fizike se kemi bërë tre ndeshje radhazi duke pësuar vetëm një gol me penallti. Kemi vuajtur në fund se dominuam, bëmë një gabim që i mundësoi Kukësit të barazonte me penallti. Në pjesën e dytë, kur Kukësi hodhi të gjithë sulmuesit, hodhën topin e gjatë dhe është normale që ndonjë rrëmujë të bëhet e rrezikshme.

Kur je 2-1 mund të ndodhë çdo gjë, kishim raste për të mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë por nuk e bëmë. Edhe Kukësit duhet përgëzuar se po lufton për zonën e mbijetesës dhe dha gjithçka në fushë”, tha Agostineli për RTSH në mbyllje të ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"