“E merituam këtë fitore”, Zabergja: Çdo trajner ka filozofinë e tij, ja çfarë më ka këshilluar Daja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2024 | 21:40

“E merituam këtë fitore”, Zabergja: Çdo trajner ka filozofinë e tij, ja çfarë më ka këshilluar Daja

Baton Zabergja u zgjodh lojtari i ndeshjes në triumfin 2-1 që Dinamo arriti në “Elbasan Arena” ndaj Skënderbeut. 23-vjeçari shënoi golin e parë të sfidës, teksa në prononcimin e dhënë pas ndeshjes u shpreh:  

bandicam 2024-09-16 21-30-35-567

“E merituam këtë fitore, iu qasëm ndeshjes maksimalisht. Për çdo sulmues është i rëndësishëm goli, por më të rëndësishme janë 3 pikët, që të gëzojmë si skuadër.  

Janë detyrat e Ilir Dajës, të cilat duhet t’i zbatojmë në përpikëri, në fund do të dalësh mirë. Gjatë gjithë javës profesori më ka thënë që duhet të jesh më afër golit, në mënyrë që ta ndjesh dhe ta shënosh. 

Çdo trajner e ka filozofinë e tij, varët si përshtatesh. Tani e kemi rritur ritmin më shumë. Edhe në të kaluarën e kam bërë fazën difensive shumë mirë”, u shpreh Zabergja për “Super Gol” në RTSH.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"