E pabesueshme/ Mungoi në shtator dhe tetor me Shqipërinë, Berat Gjimshiti dëmtohet sërish para ndeshjeve në Ligën e Kombeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2024 | 13:03

E pabesueshme/ Mungoi në shtator dhe tetor me Shqipërinë, Berat Gjimshiti dëmtohet sërish para ndeshjeve në Ligën e Kombeve

Lajm i keq për Kombëtaren në prag të ndeshjeve me Çekinë dhe Ukrainën.

gjimshitii

Mbrojtësi Berat Gjimshiti është dëmtuar në ndeshjen kundër Udinezes duke dalë nga fusha në minutën e 25-të.

Pas një përplasjeje me Thauvin, kapiteni i Shqipërisë u rrëzua në tokë dhe më pas trajneri u detyrua të bëjë zevëndësimin.

Nuk dihet se në ccfarë shkalle është dmëtimi dhe nëse ai do të mungojë me Shqipërinë. E pabesueshme është fakti që Gjimshiti është dëmtuar 3 herë para ndeshjeve të Ligës së Kombeve, në shtator, tetor dhe tani në nëntor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"