E PABESUESHME! Pretendentët për zonën Champions rrëzohen nga Liga 1 në Francë për shkak të borxheve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2024 | 20:51

E PABESUESHME! Pretendentët për zonën Champions rrëzohen nga Liga 1 në Francë për shkak të borxheve

Një nga pretendentët kryesorë për zonën Champions në kampionatin francez, Olimpik Lioni, vitin tjetër do të luajë në kategorinë e dytë franceze nëse situata e tij financiare nuk do të ndryshojë.

asddsadsaadsadsadsads

Lajmi i pabesueshëm është shpërndarë me shpejtësi nga mediat franceze, të cilat kanë zbuluar për masën e rëndë që është vendosur nga autoritetet e kontrollit financiar për klubin e zhytur në borxhe dhe i cili ishte detyruar në vitet e fundit që të reduktonte shpenzimet në merkato.

Drejtoria Kombëtare e Kontrollit dhe Menaxhimit, e cila kontrollon llogaritë bankare të klubeve, ka marrë vendimin duke hedhur poshtë pretendimet e presidentit të klubit, Xhon Tekstor, i cili kishte folur me optimizëm pas mbledhjes me autoritetet e Ligës 1.

Sipas “L’Equipe”, vendimi është zyrtar dhe parashikon se Olimpik Lioni do të zbresë në Ligën 2 në fund të sezonit nëse nuk rregullon bilancet financiare. Kjo gjë duket e pamundur, duke llogaritur se Olimpik Lion ka publikuar se ka një borxh prej 505,1 milionë eurosh, që është rritur gjithnjë e më shumë se dhe nuk është e mundur që të sigurojë licencën për të vazhduar në elitën e futbollit në vend.

Olimpik Lioni është aktualisht në vendin e 5-të në renditje, vetëm 2 pikë larg vendit të 3-të që siguron praninë në Champions. Njëkohësisht, ai është pjesëmarrës edhe në Ligën e Europës në këtë edicion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"