Postuar: Nëntor 10, 2024 | 18:34
E pazakontë/ I aktivizoi bashkë nga stoli kundër Tiranës, Nevil Dede nxjerr nga fusha dy… zëvendësuesit
Bylisi po përballet me Tiranën në kuadër të javës së 13-të në Superiore. Një episod i pazakontë ka ndodhur me ekipin ballshiot, më konkretisht me dy lojtarë, Karneiro dhe Laert Papa.
Të dy u aktivizuan nga stoli në minutën e 27-të duke marrë vendin e Malomos dhe Markut. Kjo ndeshje nuk zgjati shumë për asnjë nga këto dyshe.
Kjo pasi dhe Karneiro me Papën, që u aktivizuan në minutën e 27-të, u zëvendësuan nga Nevil Dede në pjesën e dytë.
Ishte minuta e 58-të, kur te Bylisi u hodhën në fushë Gjata dhe Ualison në vendin e tyre. Më vonë, në minutën e 70-të, Dede kreu dhe zëvendësimin e fundit duke larguar Përgjonin dhe futur Endri Çelajn.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"