“E thjeshtë të gjesh justifikim, ka edhe faktorë të jashtëm”, Shkëmbi pas humbjes së Tiranës: Edhe reagimi ishte ‘hajde se e kemi të humbur’

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2024 | 16:49

“E thjeshtë të gjesh justifikim, ka edhe faktorë të jashtëm”, Shkëmbi pas humbjes së Tiranës: Edhe reagimi ishte ‘hajde se e kemi të humbur’

Tirana është mundur me shifrat 4-3 nga Vllaznia në një ndeshje ku bardheblutë lanë shumë për të dëshiruar. Për trajnerin Shkëmbi, përgjegjësitë fillojnë individualisht te lojtarët të cilët ishin të shpërqendruar në lojën e tyre përballë kuqebluve.

bandicam 2024-10-30 16-36-29-298

“Është e thjeshtë të gjesh justifikime se edhe faktorë të jashtëm ka shumë. Por është pjesë e parë për t’u harruar. Ai fillim i lojës, jopërqendrim nga lojtarët, pikërisht goditje standarte ku kemi folur, jemi stërvitur për të qenë të kujdesshëm se Vllaznia i ka të rëndësishme ato, të papërqëndruar sidomos linja e mbrojtjes, hymë në lojë me shumë vonesë, ky është problemi.

Pjesa e përqendrimit është individuale, ne kemi punuar në stërvitje në goditjet standarte, nuk di çfarë të them, si ti vë emrin. Te mospërqendrimi i golave, por mendoj se për shumë minuta edhe një jobesim nga lojtarët, te topi i dytë shkonim me vonesë, për të mos thënë pastaj e gjetur gjëra e justifikuar që kemi plot që nga fusha, që jemi munduar të luajmë futboll ndryshe që nuk e lejonte kjo fushë. Por fajet i kemi pasur vetë sidomos ne pjesën e parë. Por nuk më kënaq se një skuadër duhet të luajë njëlloj 90 minuta dhe jo të ndryshojë se ishte rezultat i thellë nga kundërshtari.

Pjesa e parë sot dhe ajo në Ballsh me Bylisin kanë qenë pjesët më ta para të dobëta apo ndeshjet më të dobëta. Edhe në pjesën e dytë, reagimi ishte i sforcuar, jo diçka e mirëmenduar, vetëm hajde se e kemi të humbur dhe të reagojmë. Nuk më kënaq pjesa e dytë, pavarësisht si shkoi loja. Patëm shumë raste edhe kur ishte 3-1, mund të shkonte 3-2 e shkonte ndryshe. Pastaj te goli i katërt u bë shumë malore”,  tha Shkëmbi për “RTSH” pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"