E transferuan në Itali, Tirana për futbollistin e talentuar: Nxorëm në pah cilësitë e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2025 | 13:37

E transferuan në Itali, Tirana për futbollistin e talentuar: Nxorëm në pah cilësitë e…

Jordi Jaku u largua nga Tirana te Bolonja në këtë merkato. Klubi italian bleu kartonin e lojtarit të talentuar, që tashmë po luan me të rinjtë.

Screenshot 2025-01-29 133649

Tirana ka postuar sot një video për Jakun. Duke shprehur mirënjohjen për Jakun, bardheblutë tregojnë se janë të lumtur që nxorën në pah cilësitë e tij.

“Faleminderit Jordi Jaku. KF Tirana njofton transferimin e lojtarit Jordi Jaku në klubin e Seria A, Bologna FC dhe shpreh mirënjohjen për kontributin e lojtarit në kampin bardh e blu. Kjo fanelle do të mbetet gjithmonë shtëpi për ty.

Suksese në rrugëtimin tënd të ri. Të lumtur që arritëm të nxirrnim në pah cilësitë më të mira të lojtarit që je. KF Tirana mbetet një klub lider për transferimet në bashkëpunim me klubet më të njohura Europiane”, shkruhet në postimin e Tiranës.


View this post on Instagram

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"