E trishtë/ Ndahet nga jeta legjenda e futbollit shqiptar, Sefedin Braho
Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta një tjetër legjendë e futbollit shqiptar, Sefedin Braho. Në moshën 71-vjeçare, ish-sulmuesi i Kombëtares, Partizanit dhe Luftëtarit të Gjirokastrës, Sefedin Braho, ka humbur jetën pas një beteje me sëmundjen në ditët e fundit, ku si pasojë ka pasur hemoragji në stomak.Braho spikati falë talentit të tij, duke qenë një prej lojtarëve më të shquar të futbollit shqiptar në vitet 70-80. Ai njihej me nofkën “shigjeta”, për shkak të shpejtësisë, elegances dhe driblimit të tij.
Në kampionatin shqiptar ka luajtur për Partizanin dhe Luftëtarin, ndërsa me ekipin përfaqësues ka zhvilluar 9 ndeshje, duke realizuar edhe një gol.
Redaksia e gazetës “Panorama Sport” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Braho për këtë ndarje të parakohshme nga jeta të një prej ish-futbollistëve magjik që ka pasur Shqipëria.
Postimi i Luftëtarit
𝑯𝒐𝒎𝒂𝒛𝒉𝒆𝒕 𝒏𝒆̈ 𝒏𝒅𝒆𝒓𝒊𝒎 𝒕𝒆̈ 𝒕𝒊𝒋 𝒅𝒐 𝒛𝒉𝒗𝒊𝒍𝒍𝒐𝒉𝒆𝒏 𝒅𝒊𝒕𝒆̈𝒏 𝒆 𝒏𝒆𝒔𝒆̈𝒓𝒎𝒆, 𝒐𝒓𝒂 13 me 15 𝒏𝒆̈ 𝒑𝒂𝒍𝒍𝒂𝒕𝒊𝒏 𝒆 𝒔𝒑𝒐𝒓𝒕𝒊𝒕.
Postimi i Partizanit
U prehsh në paqe legjenda Sefedin Braho
PANORAMASPORT.AL