Postuar: Prill 8, 2024 | 14:23
E TRISHTË/ Presidenti i klubit francez ndërron jetë në moshën 52-vjeçare
Presidenti i klubit francez Nanci, Nikolas Holveck ka ndërruar jetë në moshën 52 vjeçare pas një lufte të gjatë me kancerin. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubit përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Me pikëllim të pamasë mësuam këtë mëngjes për vdekjen e presidentit tonë Nikolas Holveck. Ai luftoi deri në fund kundër sëmundjes dhe në emër të të gjithë kompanisë, nga aksionerët e deri te stafi, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të dashurve të tij. Do t’i bëhet një homazh në marrëveshje me familjen e tij”, shkruhet në postim.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"