“E urrej që nuk jemi favoritët”, Salah: Kjo skuadër lufton për të gjitha
Jo shumë e prisnin që Liverpuli të shkëlqente menjëherë nën drejtimin e trajnerit të ri Arne Slot këtë sezon. Ish-trajneri i Fejnordit synon të fitojë këtë sezon me Liverpulin titullin e dytë për “Reds”-at në Premier Ligë, pas atij të sezonit 2019–20, me teknikun e atëhershëm Jyrgen Klop. Slot trashëgoi skuadrën që ndërtoi Klop, duke bërë një tranzicion pa probleme në Premier Ligë.
Lojtari më i rëndësishëm i Klopit gjatë kohës së tij në “Anfield”, Mohamed Salah, nuk ka treguar ndonjë shenjë ngadalësimi në moshën 32-vjeçare, me më pak se një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale. Kontributet e Salahut me 14 gola në Premier Ligë (tetë gola dhe gjashtë asiste) janë si asnjë lojtar tjetër pas 11 ndeshjeve të deritanishme të kampionatit, të cilat e kanë ndihmuar skuadrën që të ketë pesë pikë më shumë se Mançester Siti në krye të tabelës. Liverpuli ka pësuar vetëm gjashtë gola në kampionat, ndërsa ka shënuar 21.
“Duam t’i fitojmë të gjitha”, tha sulmuesi egjiptian duke folur në programin “Tryeza e Rrumbullakët të të Kuqve”. “Unë punoj shumë çdo ditë. E urrej idenë që nuk jemi favoritë tani. Ne kemi një grup të jashtëzakonshëm, një nga më të mirët në botë. Në çdo pozicion ju do të gjeni një lojtar që është një nga tre më të mirët në botë, kështu që pse të mos e fitojmë atë? Ky qytet dhe ky klub duhet gjithmonë që të luftojë për gjithçka”. Ai është një nga tre yjet (bashkë me Van Dajkun dhe Arnoldin u skadon në verë) që është në bisedime për të rinovuar kontratën në Mersejsajd.
“Çdo ditë që jam në ‘AXA’ (qendra stërvitore e Liverpulit), më pëlqen shumë”, tha Salah. “Edhe kur shikoj prapa, ju shikoni lojtarët që u larguan, nuk e di nëse atyre u pëlqen apo jo, por unë po e shijoj çdo sekondë të kohës time këtu. Dua të kthehem pas në karrierën time dhe të them: ‘unë shijova gjithçka’”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"