Postuar: Shtator 11, 2024 | 18:53
E zbulon zv.trajneri Liço, ja pse Albi Doka nuk do të jetë në dispozicion të Gvozdenoviç ndeshjen e sotme
Albi Doka ishte afrimi më i bujshëm i Skënderbeut në këtë merkato vere, teksa u bashkua me klubin korçar vetëm pak ditë më parë.
Por 27-vjeçari nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Gvozdenoviç, për shkak të problemeve me lejen e kalimit. Kjo gjë është konfirmuar edhe nga zv.trajneri Gentjan Liço, i cili para ndeshjes u shpreh.
“Albi Doka ka një problem me lejen e kalimit. Por besoj do të zgjidhet dhe do të jetë i gatshëm në javën e ardhshëm”, sqaroi Gentjan Liço për emisionin “Super Gol”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"