“Ecuria e Motës? Tani shoh më shumë tenisin”, Alegri: S’më largoi Xhuntoli, Juves i uroj më të mirat
Emisioni i njohur satirik “Striscia la notizia” i dha Masimiliano Alegrit ‘Tapirin’ e tij të katërt të Artë. Dorëzimi u bë gjatë ATP Finals në Torino dhe një referencë për tenistin Janik Siner nuk mund të mungonte.“A e takova për të gjetur një vend te Monakoja? Jo, Janik është një lojtar i madh dhe një djalë fantastik”, tha me ironi trajneri që më pas vazhdoi bisedën me gazetarin dhe në mënyrë të pashmangshme tema e diskutimit u bë futbolli. Alegri e mori këtë “çmime” me motivimin se ka ngelur pa punë. “Jam mirë edhe kështu” shpjegoi me të qeshur ish-tekniku i Milanit dhe Juyves. I pyetur nga korrespondenti nëse ishte larguar nga Juvja për shkak të raportit me drejtorin Kristiano Xhuntoli, Alegri u përgjigj: “Absolutisht jo, unë jam shumë i dhënë pas skuadrës time të mëparshme dhe i uroj gjithmonë më të mirat”.
TEMA E JUVES – E pashmangshme të flitej edhe për ecurinë e “Zonjës së vjetër”. Dhe kur gazetari e pyet nëse Juventusi i Motës është në vështirësi në krahasim me të tijin, “Konti Makss” rrëfen: “Nisa të shikoja tenisin, u argëtova shumë”.
Në fund, edhe një koment nëse ka qenë ndonjëherë një hap larg Premier Ligës siç është thënë shpesh.: “Ishte La Manshi që na ndau e nuk kisha “krahëza noti” për të notuar deri atje”, tha trajneri që bën shaka përpara se të largohej me çmimin në dorë. Sidoqoftë, nuk do të mjaftojnë disa batuta në një turne tenis për të shuar një herë e përgjithmonë çdo dyshim mbi largimin e Alegrit nga bardhezinjtë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"