Ecuria tek Interi, shfaqet nevoja për ndërhyrje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2025 | 19:48

Ecuria tek Interi, shfaqet nevoja për ndërhyrje

A duhet të bëjë merkato Interi tani? Pavarësisht se në zyrat e drejtuesve situata është e qetë dhe janë të bindur që me organikën që kanë mund të luftojnë në të gjitha frontet, situata në fushë nuk është e tillë.

inter

Zikaltrit duken shumë të lodhur në fushën e lojës dhe herë pas here i lëshojnë ndeshjet në një mënyrë të frikshme. Inzagi është duke u sajuar për shkak të dëmtimeve të shumta që ka dhe lojtarëve të stolit që nuk po japin maksimumin. Kështu që Bepe Marota dhe Auzilio duhet t’i vijnë në ndihmë trajnerit të tyre, por mbi të gjitha klubit që po menaxhojnë.

Skuadra ka nevojë për ndërhyrje tani dhe jo në verë. Krejt e kundërta është situata me Napolin. Këta të fundit kanë vetëm një impenjim që është kampionati, ndërsa zikaltrit duan që të shkojnë sa më larg edhe në Ligën e Kampionëve.

Ky kompeticion është i mundur vetëm nëse ke kampionë. Mund të themi që formacioni i zikaltërve ka kampionë, por vetëm 11-sha bazë. Pjesa tjetër ka nevojë që të rishihet. Për këtë arsye Marota duhet të bëjë ndërhyrje tani sa nuk është vonë dhe sezoni të mos dështojë pa e kuptuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"