Ecuria/ Transfertat i shkojnë ters Realit, vetëm 1 fitore nga 4

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2024 | 23:45

Ecuria/ Transfertat i shkojnë ters Realit, vetëm 1 fitore nga 4

Barazimi në derbin kundër Atletikos 1-1 mund të lexohet në disa mënyra në klubin e Realit. Për më optimistët, pika e arritur është e vlefshme sepse ka shkurtuar sadopak distancën ndaj Barcelonës, që u mund në “El Sadar”.

real madrid

Kësaj i shtohet dhe zgjatja e një serie të pamposhtur që tashmë ka arritur në 40 ndeshje, duke kapërcyer edhe një stadium si “Metropolitano” ku Reali nuk ka parë shumë ditë të gëzueshme në vitet e fundit. Por për pesimistët, leximi i barazimit kundër Atletikos mund të jetë se skuadra e Ançelotit e ka të vështirë të luajë larg “Bernabeu”-t.

Në ndeshjet jashtë fushe, Reali duket se ka një ngërç. Në fakt, në këtë sezon që sapo ka filluar, ata kanë fituar vetëm një ndeshje nga katër ndeshjet që kanë luajtur si mysafirë, duke barazuar barazimet ndaj Majorkës (1-1), Las Palmas (1-1) dhe të dielën në “Metropolitano” kundër Atletikos së Madridit. Ata kanë mundur vetëm Sociedadin (0-2).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"