Sot, ora 16:00/ Edhe Bylisi luan në Ligën e Kampioneve, Ahmetaj: Ëndërr që do të zgjasë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2024 | 9:42

Sot, ora 16:00/ Edhe Bylisi luan në Ligën e Kampioneve, Ahmetaj: Ëndërr që do të zgjasë

Bylis U-19 për herë të parë luan në Ligën e Kampioneve për të rinj dhe do të ketë përballë një skuadër tjetër shqiptare, 2 Korrikun e Prishtinës, sot ora 16:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Bylis U19

Një duel sa interesant, por është një ditë historike për futbollin mallakastriot, pasi kjo tregon punën e mirë që bëhet prej vitesh me moshat dhe tashmë vjen përfaqësimi në kompeticionin më të rëndësishëm europian për U-19.

Trajneri Arben Ahmetaj është optimist për këtë takim: “Do të jetë ndeshje historike, deri këtu kemi ardhur me meritë në saj të investimit dhe tjetërsimit që është bërë dhe vijon të bëhet me futbollin e sidomos moshat në Mallakastër. Janë afruar shumë lojtarë, madje edhe të huaj të talentuar, të cilët do të na bëjnë punë. E respektojmë 2 Korrikun, madje është ndeshje e veçantë sepse përballemi me një tjetër ekip shqiptar dhe kjo ia shton emocionin dhe interesin.

Shpresoj që të jetë festë, ndërsa kemi bërë progres me moshat ndaj edhe do të synojmë fitoren sepse do të na mbështesin edhe tifozët tanë. Synimi është që të bëjmë mirë dhe të kualifikohemi për më tej në këtë kompetiicion, të zgjasë sa më shumë kjo ëndërr për ne”, tha trajneri i U-19 së Bylisit, Arben Ahmetaj.

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"