Edi Martini karikon Teutën, ja porositë para Vllaznisë
Teuta ka zhvilluar të mërkurën një seancë stërvitore nën drejtimin e trajnerit Edi Martini dhe stafit teknik. Blutë kanë vijuar përgatitjet për takim e së shtunës ndaj Vllaznisë. Tradita e futbollit zbret në skenë, aty ku përballen Teuta dhe Vllaznia, skuadra që ndër vite i kanë dhënë “kripën” elitës së futbollit shqiptar.
Për bregdetarët, më të etur për fitore pas startit pozitiv në javën e parë dhe një “look” të ri këtë sezon është sfida e duhur për një fitore, me kuqeblutë, duke parë forcën e kundërshtarit dhe faktin që luan në një stadium si “Loro Boriçi”, që për Teutën ka qenë fatsjellës është mënyra më me e mirë për sukses.
Edi Martini në stol, dhe djemtë në fushë, padyshim që synojnë të bëjnë diçka të madhe, të paktën të rikthejë blutë te suksesi e deri tani është në rrugën e duhur. Për këtë takim, trajneri pritet të ketë të gatshëm pothuajse të gjithë lojtarët. Në mesfushë vetëm Vila nuk do të jetë në dispozicion, por që duhet parë deri 24 orë para ndeshjes gjendja e tij që mund të ngrohë disi ambientin në Durrës.
PËRGATIJET – Teuta e ka vijuar programin stërvitor për ndeshjet me Vllazninë. Me një seancë të zhvilluar pasdite ka vijuar edhe java anti-Vllaznia. Vështirësia është e madhe, e sidomos kur dihet që përballë kanë një kundërshtar që vjen nga një me synim titullin dhe kërkon të bëjë një ecurie të mirë. Megjithatë, të besuarit e Martinit besojnë se do t’ia dalin. Skuadra po punon intensivisht.
Në Durrës do të kërkojnë të ruajnë trendin e javëve të fundit, në këtë sezon dhe tri pikët janë objektivi i vetëm. Martini e njeh mirë kundërshtarin, por e ka të qartë se këtë herë ata vijnë në një situatë pozitive. Kjo gjë nuk i pengon aspak “djemtë e detit” që të tentojnë fitoren dhe të marrin pikët që aq shumë i duhen për moral.
ANALIZA – Martini në analizë ka kërkuar që lojtarët të mendojnë vetëm për Vllazninë, pasi kjo ndeshje është tepër e rëndësishme. Sipas tij, vetëm pasi të fitojnë ndeshjet një e nga një, do të flitet për objektivat madhorë.
Në këtë moment flitet vetëm për ndeshjen e radhës. Trajneri në këtë sfidë pritet të bëjë ndonjë lëvizje në formacion. Mund të këtë edhe lëvizje taktike që mund të rezultojnë efikase, sepse skuadra kërkon të luajë më shkurt dhe lojtarët të jenë më afër njëri-tjetrit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"