Efenberg “shkund” Bajernin: Kimish është bërthama e ekipit, ka rol të pazëvendësueshme në grup
Ish-mesfushori i Bajern Mynih dhe kombëtares gjermane Shtefan Efenberg mendon se bavarezët duhet absolutisht të mbajë Joshua Kimish dhe se largimi i tij do të kishte pasoja të rënda në Mynih.
“Transferimi i Joshuas larg ‘Allianz Arena’ e tij do ta godiste më shumë klubin. Kimish është zhvilluar në mënyrë të jashtëzakonshme. Ai është kthyer në lojtar të pazëvendësueshëm, gjë që i pëlqen më shumë dhe ku i takon për mendimin tim.
Ai aktualisht mban shiritin e kapitenit në vend të Manuel Nojer te Gjermania dhe ka përgjegjësi të jashtëzakonshme, por e përmbush këtë rol dhe e bën mirë, edhe në intervista. Ai është një faktor vendimtar për të ardhmen e Bajern. Mjafton të vështronin paraqitjet e fundit të Joshuas. Po e kryen më së miri detyrën e mesfushorit, duke lidhur fazën defensive me atë sulmuese. Kualiteti i 29-veçarit dhe përvoja e tij e kanë ngritur në një nivel kaq të lartë.
Nuk besojë se klubi do e lëshojë lehtë futbollist kaq besnik dhe të rëndësishëm”, përfundoi Efeneberg. Situata e kontratës së Kimish ndodhet në udhëkryq. Vetëm periudhën e fundit Kimish ka ndryshuar agjent dhe me shumë gjasa do t’i kërkojë rritje rroge klubit më të titullar në Gjermani, krahas paraqitjeve mbresëlënëse që ka dhuruar.
Mançester Siti dhe Barcelona janë dy nga skuadrat më të interesuar për të siguruar “regjisorin” bavarez. Si Pep Guardiola dhe Hansi Flik kanë punuar gjatë periudhës kur drejtonin Bajernin me Joshuan dhe i njohin shumë mirë aftësitë.
SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"