Egbo ankohej se kishte shumë lojtarë të huaj, Bylisi zyrtarizon një sulmues nga Azerbajxhani
Klubi i Bylisit ka zyrtarizuar sot një tjetër afrim në merkato, teksa ka prezantuar sulmuesin nga Azerbajxhani, Amil Junanov. Lojtari 31-vjeçar vjen për të përforcuar repartin e avancuar, ku trajneri Egbo kërkonte të kishte më shumë alternativa.
Në fakt, trajneri i ballshiotëve ngriti shqetësimin e tij se kishte shumë lojtarë të huaj në skuadër dhe i kishte zëvendësimet të numëruara për këtë arsye. Ndaj afrimi i një tjetër lojtari të huaj, duket pak i çuditshëm duke parë kërkesën specifike të trajnerit.
NJOFTIMI I BYLISIT
FK Bylis prezanton sulmuesin me eksperiencë nga Azerbajxhani, Amil Azim Oglu Yunanov. Ky i fundit do të mbajë veshur fanellën bardhekuqe për sezonin e ardhshëm.
Yunanov bëhet pjesë e klubit tonë, pas një eksperience të gjatë në kampionatin elitar të shtetit të tij, Azerbajxhan, madje prej 2016 është pjesë e përfaqësueses së shtetit të tij, me të cilën numëron 4 takime.
Klubi i uron mirëseardhjen në gjirin e familjes sonë të madhe sulmuesit Yunanov dhe një prezantim sa më dinjitoz në Superiore këtë sezon.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"