VIDEO/ Spektakël roveshatash në Ballsh! Bylisi i merr barazimin Tiranës në minutën e 95-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2024 | 22:53

VIDEO/ Spektakël roveshatash në Ballsh! Bylisi i merr barazimin Tiranës në minutën e 95-të

Bylisi dhe Tirana kanë ndarë pikët pas një barazimi dramatik në Ballsh, në një ndeshje ku janë shënuar gola spektakolarë.

bandicam 2024-09-11 17-54-23-700

Ishin vendasit ata të cilët kaluan në avantazh me roveshatën e Përgjonit në pjesën e parë dhe ruajtën epërsinë deri në minutat e fundit të ndeshjes. Por në minutën e 83-të protagonist u bë Ndreca i cili barazoi rezultatin me një parabël mbi portieri Hasanbelli e më pas përmbysi shifrat vetëm 3 minuta para fundit të kohës së rregullt.

Dukej se Tirana po merrte fitoren e parë në këtë kampionat, por ishte përsëri një roveshatë që prishi planet e saj, këtë herë nga Ruçi në minutën e 5-të shtesë, për të vulosur barazimin 2-2 përfundimtar të kësaj sfide.

BYLIS-TIRANA 2 – 2
18′ Përgjoni, 90’+5′ Ruçi / 83′, 87′ Ndreca

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet me barazimin 2-2 ndeshja në Ballsh.

90’+5’ GOOOL BYLIS! Harkim i Sulolarit dhe goditje spektakolare e Ruçit me roveshatë për të shënuar golin e barazimit. (VIDEO)

90’+1’ Ndreca ndëshkohet me karton të verdhë.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

90’ K. Mici merr vendin e Përgjonit te Bylisi.

87’ GOOOL TIRANA! Kundërsulm i shpejtë i bardhebluve me Zharmuni, Hasanbelli ndal gjuajtjen e tij por jo të Ndrecës i cili përmbys rezultatin. (VIDEO)

85’ Peralta dhe Kola ndëshkohen me karton të verdhë

83’ GOOOL TIRANA! Një harkim nga e djathta gjen Ndrecën në anën tjetër të zonës ku sulmuesi me një top mbi portierin mposht Hasanbelli dhe barazon shifrat. (VIDEO)

79’ Isuf merr vendin e Gjumsit në radhët e Tiranës.

79’ Përndreca, Kasaj dhe Mahmuti hyjnë në fushë në vend të Abazajt, Papës dhe Malomo te Bylis.

74’ Papa dhe Abazaj ndëshkohen brenda pak minutash me karton të verdhë në radhët e Bylisit.

70’ Një tjetër gjuajtje me kokë e Përgjonit vë në vështirësi Selmanin i cili grushton sferën dhe largon rrezikun. (VIDEO)

64’ Aksion i shpejtë i bardhebluve nga e djathta, një top që po i drejtohej Bajroviç devijohet në mënyrë vendimtare nga Abazaj i cili largon rrezikun. (VIDEO)

63’ Ndreca merr vendin e Prengajt në radhët e Tiranës.

60’ Soler ndëshkohet me karton të verdhë në radhët e Tiranës.

60’ Gjuajtje e fortë ballore e Ruçit, Selmani përgjigjet i vëmendshëm.

57’ Ruçi merr vendin e Gjatës në radhët e Bylisit.

56’ Peralta ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.

51’ Gjuajtje e fortë e Gjumsit nga një goditje dënimi, Hasanbelli kontrollon në dy kohë.

49’ Një pasim në qendër nga e djathta e sulmit bardheblu nuk shfrytëzohet nga asnjë prej lojtarëve të Tiranës me mbrojtjen e cila largon rrezikun.

46’ Zëvendësime te të dy skuadrat në startin e pjesës së dytë. Haxhiu dhe Bajroviç hyjnë në fushë për Tiranën në vend të Abah dhe Dembele. Ndërsa Treni i lë vendin në fushë Sulollarit te Bylisi.

45’+4’ Mbyllet me avantazhin 1-0 të Bylisit pjesa e parë e ndeshjes.

45’+2’ Prengaj shfaqet nga ana tjetër në një kundërsulm në të majtën, gjuajtja e tij është shumë e gabuar dhe fluturon mbi traversë.

45’+1’ Protesta të ballshiotëve për një përplasje në kufijtë e zonës bardheblu nga Soler, por gjyqtari Myrtja vazhdon lojën. (VIDEO)

45′ Jepen 4 minuta shtesë.

44’ Ismajli ka një shans të artë për të barazuar shifrat i vetëm para Hasanbelli, por ndalet nga portieri i vendasve. (VIDEO)

42’ Edhe Ismajli provon gjuajtjen nga distanca pa sukses, duke çuar topin jashtë.

39’ Gjata i afrohet golit të dytë pas një krosimi të Trenit nga e djathta, Selmani bllokon përsëri sulmuesin e Bylisit. (VIDEO)

37’ Një top i rrezikshëm nga e majta e sulmit detyron Hasanbelli që të kryejë një ndërhyrje të dyfishtë për të shpëtuar portën. (VIDEO)

32’ Dembele tenton nga distanca, Hasanbelli shoqëron me sy topin që shkon jashtë në të djathtën e portës.

30’ Topi harkohet nga e majta në qendër të zonës së Bylisit, Abah me kokë nuk gjen portën duke kaluar sferën mbi traversë.

28’ Gjata ndalet nga Selmani pas një kundërsulmi të shpejtë, aksioni bëhet i pavlefshëm për pozicion jashtë loje.

27’ Abah mundohet të ekzekutojë një goditje dënimi me skemë, por çon topin direkt në duart e portierit të vendasve.

23’ Ismajli gjuan nga jashtë zonës, pro çon sferën në duart e Hasanbelli.

22’ Prengaj ka një mundësi të mirë për të gjuajtur në krahun e majtë të zonës, por ndalet na prapavija e ballshiotëve.

18’ GOOOL BYLIS! Pas një harkimi nga e majta, topi shkon te Përgjonit në qendër dhe futbollisti vendas me një “gërshërë” shënon në portën e Selmanit me një veprim akrobatik spektakolar. (VIDEO)

16’ Situata zhvendoset në nën tjetër ku Gjata del para Selmanit dhe gjuan drejt portës me sferën që ndalet me këmbë nga portieri. (VIDEO)

15’Një top në thellësi kontrollohet nga Zharmuni i cili shfaqet para portës, por ndalet nga prapavija ballshiote para se të sinjalizohej në pozicion jashtë loje. (VIDEO)

14’ Bruno rikuperon topin në mesfushë, del në ndihmë të sulmit por pasimi i tij për Gjatën është shumë i fortë.

10’ Ballshiotët shtojnë trysninë përballë zonës kundërshtare, por mungojnë gjuajtjet drejt portës së Selmanit.

4’ Iniciativa e Tiranës në minutat e parë, bardheblutë mundohen të shfaqen para portës së Hasanbelli.

1′ Nis dueli në Ballsh. 

FORMACIONET ZYRTARE

BYLIS: Hasanbelli, Abazaj, Bruno, Papa, Ofori, Malomo, Përgjoni, Treni, Peralta, Gjata, Ualison.
Trajner: Emanuel Egbo

TIRANA: Selmani, Mici, Kola, Gjumsi, Ismajli, Soler, Jonuzi, Dembele, Prengaj, Abah, Zharmuni.
Trajner: Bledi Shkëmbi

sdassasdsda

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"