Egbo nis seleksionimet, te Bylisi mungojnë afrimet e mëdha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2024 | 22:22

Egbo nis seleksionimet, te Bylisi mungojnë afrimet e mëdha

Pavarësisht temperaturave të larta që kanë shkuar deri në 40 gradë celsius në qytetin e Ballshit, Egbo dhe stafi i tij vijojnëpërgatitjet me ritëm të lartë. Stafi po përpiqet t’i zhvillojë seancat stërvitore në një orar të përshtatshëm. Stafi mallakastriot ka në dispozicion lojtarët e vjetshëm, që ishin titullarë dhe janë endenën kontratë, por edhe të tjerë elementë, të cilët janë afruar nga U-21 dhe U-19.

egbo

Mësohet se ka pasur edhe disa “skarcime”, kryesisht lojtarë të rinj, të cilët nuk do të jenë në planet e skuadrës së parë në ditët në vijim, duke qenë se gjatë kësaj periudhe Egbo dhe stafi i tij i kanë pasur nën vëzhgim dhe nuk kanë bindur. Stafi është përqendruar edhe tek testet e lojtarëve për të parë medetaje gjendjen e secilit, pasi javën që vjen Bylisi do të futet nëfazën e mirëfilltë përgatitore. Në ditët në vijim pritet që të zhvillohen edhe disa punime në stadiumin “Adush Muçaj”, ku skuadrado të luajë ndeshjet si pritëse.

MERKATO – Në Ballsh deri më tani kanë zyrtarizuar trajnerin,por kanë testuar edhe ndonjë element me perspektivë. Por duhet thënë se afrimet e lojtarëve me peshë ende s’janë konkretizuar.

Në klub po mendojnë që këtë verë së paku të afrohen 6-7 lojtarëpër formatimin e 11-shes, por edhe krijimin e një stoli solid. Janë hedhur “grepat” edhe matanë kufijve, duke qenë se Superiorja jonë të ofron shumë pak.

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"