Egnatia dhe Kukësi duan trofeun, lojtarët që pritet ta nisin nga minuta e parë finalen e Superkupës
Ndeshja Egnatia-Kukësi luhet sot, në orën 19:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”. Finalja e Superkupës së Shqipërisë, e 31-ta në histori, vë përballë Egnatian si kampione të Superiores dhe njëkohësisht fituese të Kupës, me Kukësin si finalist të Kupës.
Rrogozhinasit nuk e kanë fituar asnjëherë më parë këtë trofe, ndërsa Kukësi e ka fituar një herë Superkupën. Kampionët në fuqi të Shqipërisë nisen si favoritë në letër për këtë përballje.
Edhe pse përballë ka një ekip të Kategorisë së Parë, Tetova nuk kërkon t’i lërë asgjë rastësisë, por synon ta fitojë atë me çdo kusht.
Për këtë arsye, pritet që ai të hedhë në fushë lojtarët më në formë që ka aktualisht dhe të mos bëjë ndryshime nga ndeshjet e kampionatit.
Gjendja duket optimale në radhët e rrogozhinasve. Shqetësimi i vetëm kohët e fundit ka qenë kapiteni Renato Malota, i cili vjen nga dëmtimi, por ndaj Dinamos luajti në pjesën e dytë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"