Egnatia dhe Partizani në Ligën e Konferencës, ja cilat televizione transmetojnë dy ndeshjet
Partizani dhe Egnatia kthehen nesër përsëri në fushën e lojës, për ndeshjet e turit të dytë të Ligës së Konferecnës. Të kuqtë duhet të përmbysin humbjen 2-0 të sfidës së parë ndaj Iberia 1999 në Gjeorgji, ndërsa rrogozhinasit kanë një avantazh të rëndësishëm për të administruar në ndeshjen ndaj Vikingur pas fitores 1-0 në transfertë.
Partizani luan ndeshjen e vet në “Elbasan Arena”, në orën 20:00 dhe sfida në fjalë do të transmetohet nga “MCN 24” për të gjithë sportdashësit shqiptarë që duan të ndjekin ecurinë e të kuqve dhe tentativën e tyre për të kaluar në turin tjetër.
Ndërsa Egnatia luan si pritëse në Shkodër, me ndeshjen e cila fillon po në orën 20:00. Dueli i rrogozhinasve përballë kampioneve të Islandës do të transmetohet nga RTSH 2.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"