Egnatia fitoi tre trofetë e futbollit shqiptar në një vit, ja kush ishte skuadra e fundit që ia kishte arritur
Egnatia fitoi sot Superkupën e Shqipërisë, duke plotësuar kështu vitin perfekt pasi siguroi të tre trofetë e futbollit shqiptar në vitin 2024. Një arritje e jashtëzakonshme që vetë verilindorët e festuan me një fanellë ku shkruhej “Superkampionë” me të tre trofetë.
Por rrogozhinasit nuk janë skuadra e parë që e ka arritur një sukses të tillë. Para tyre, në vitin 2018, këtë e bënte realitet skuadra e Skënderbeut, e cila nën drejtimin e Ilir Dajës dominoi plotësisht futbollin shqiptar në atë edicion.
Korçarët fituan titullin në Superiore në vitin 2018, ndërsa më pas mposhtën Laçin në finalen e Kupës së Shqipërisë me shifrat 1-0. Kurbinasit ishin rivalët e korçarëve edhe në ndeshjen e Superkupës, ku Skënderbeu fitoi me shifrat 3-2 dhe plotësuan kësisoj dominimin e plotë në futbollin shqiptar.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"