Egnatia ka fituar dy trofetë e fundit, Tetova fokusohet maksimalisht te Kupa: Me Kastriotin si finale
Egnatia ka fituar dy trofetë e fundit të Kupës së Shqipërisë. Rrogozhinasit nuk njohin rival, ndërsa këtë sezon e nisin nesër duke luajtur përballë Kastriotit.
Edlir Tetova ka folur para takimit, që do të marrë jetë në orën 13:00.
“Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë dhe ekipi është gati për ndeshjen me Kastriotin. I dëmtuar është vetëm Uoltai, mesfushori qendror, por rikthehet Aleksi.
Sfidojmë Kastriotin, ekip që ka objektivat e veta dhe që kërkon vlerësimin makimal, kupa ndryshon nga kampionati në këtë fazë sepse një gabim të eliminon nga gara.
Nuk do ketë shumë rotacion për faktin se në Kupë luhen dy finale, ndeshja e parë dhe e fundit nëse arrin, kështu ekipi do jetë i plotë. Nuk do lëvizim lojtarë nga formacioni, do operojmë me kujdes.
Nuk mendoj që ekipi ka nevojë për përforcime dhe për faktin që në merkaton e janarit është e vështirë të marrësh lojtarë.
Ardhja e Fernandos forcon ekipin dhe i shton vlera, do shikojmë vazhdimin. Lojtari ka ardhur në gjendje të mirë nga Azerbajxhani.
Do mundohemi të mbrojmë trofeun e Kupës, meqë është ndeshje kupe, kështu do të veprojmë hap pas hapi”, u shpreh Tetova.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"