Egnatia ka një lojtar për rekord, ka fituar katër edicionet e fundit të Kupës së Shqipërisë
Egnatia e ka në skuadër “hajmalinë” e kupave të Shqipërisë. Ajo që fitoi të martën e kaluar në “Air Albania” ishte e dyta në histori për klubin rrogozhinas.
E dyta radhazi, kurse për Abdurrahman Fangajn e katërta radhazi. Para Egnatias, mbrojtësi i djathtë e ka fituar këtë trofe dy herë me Vllazninë. Futbollisti shkodran që luan për ngjyrat e Egnartias mund të jetë një rast unik, pasi 4 kupa vështirë të fitohen dhe jo më 4 herë radhazi.
Për herë të parë Fangaj e ka fituar kupën në fund të sezonit 2021-22, me fanellën e Vllaznisë, kurse më 14 maj 2024 fitoi kupën e 4-t radhazi. Fangaj është një nga titullarët e skuadrës rrogozhinase dhe të dielën do të luajë kundër skuadrës së qytetit të tij.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"