Egnatia kërkon kualifikimin, hyrja falas në “Loro Boriçi” për tifozët e rrogozhinasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2024 | 16:20

Egnatia kërkon kualifikimin, hyrja falas në “Loro Boriçi” për tifozët e rrogozhinasve

Skuadra e Egnatias kërkon që sot ndaj Vikingurit të shkruajë historinë duke kaluar në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Një arritje që do të ishte shumë e rëndësishme për rrogozhinasit, të cilët kanë synime të qarta që të tentojnë fazën në grupe të këtij turneu.

LORO BORICI

Ata duhet të administrojnë fitoren 1-0 të ndeshjes së parë në transfertë dhe për këtë arsye, kërkojnë që të kenë sa më shumë mbështetje në stadium. Për ta arritur një gjë të tillë, klubi ka organizuar autobusë falas për në Shkodër ku luhet ndeshja dhe jo vetëm.

Drejtuesit kanë vendosur që sot të hapin dyert e stadiumit duke e bërë hyrjen falas për këdo që është i interesuar të ndjekë rrogozhinasit në këtë tentativë të tyre për kaluar në turin e tretë. Në këtë mënyrë, në klub shpresojnë që sportdashësit shkodranë t’u bashkohen tifozëve rrogozhinas për të mbushur shkallaret e stadiumit, duke i dhënë një ndihmë ekipit për të vazhduar më tej.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"