Egnatia kryesuese, dilema për sulmin në duelin kundër Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2024 | 13:05

Egnatia kryesuese, dilema për sulmin në duelin kundër Vllaznisë

Egnatia e ka nisur këtë kampionat me dyshen Xhoel-Vuthaj në sulm, ndërsa me Tiranën trajneri Tetova bëri një ndryshim në repartin e avancuar.

egnatia

Ai aktivizoi nga minuta e parë vetëm Vuthajn, i cili kishte mbështetjen e mesfushorëve me tipare sulmuese, si Lushkja, Zejnullai dhe Ujka, me këtë të fundit që debutonte me fanellën e rrogozhinasve.

Ndoshta një zgjedhje kjo për t’iu përshtatur kundërshtarit, por ndoshta edhe një variant i ri taktik, që mund të vazhdojë edhe me ndeshjen e mesjavës kundër Vllaznisë, një tjetër transfertë.

Egnatia pritet të shkojë në Shkodër me një grup të plotë, pasi edhe Bakajoko e ka lënë pas dëmtimin, por gjasat janë që ta nisë nga stoli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"