“Egnatia meriton respekt”, Jonuzi: Na pret një sfidë e fortë nesër, japim më të mirën në fushë
Mesfushori i Tiranës, Fjoart Jonuzi ka folur për mediat në prag të duelit të nesërm me Egnatian. Ai shprehet se do të japin maksimumin dhe shpreson te fitorja.
“Mendoj që është një sfidë e fortë duke parë edhe ekipin e Egnatias, që për mendimin tim meriton respekt për atë që ka bërë deri tani në kampionatin shqiptar. Duhet ta vlerësojmë maksimalisht, të japim më të mirën dhe të mendojmë pjesën e fushës pastaj për pjesën e pikëve, nëse bëjmë paraqitje të mirë do të vijnë dhe ato.
Faktori fushë nuk është se ndikon shumë, kjo javë duket sikur do luajmë jashtë por nuk besoj se ndikon, do të futemi në fushë për të marrë tre pikët. Tifozët i ftoj të vijnë të na mbështesin ashtru siç erdhën edhe në Shkodër pasi janë shumë të rëndësishëm për ne dhe shpresoj ti kënaqim”, deklaroi Jonuzi.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"