“Egnatia nuk është e brishtë”, Tetova reagon pas humbjes me Partizanin: Ajo që nuk më pëlqeu është se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2024 | 22:49

“Egnatia nuk është e brishtë”, Tetova reagon pas humbjes me Partizanin: Ajo që nuk më pëlqeu është se…

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, e theksoi këtë humbje përballë Partizanit si një sinjal që ka disa gjëra për të përmirësuar.

bandicam 2024-09-27 18-23-55-596

“E dinim se për hir të vërtetës ishin tre mungesa në mbrojtje, gjë që janë shumë lojtarë. U desh të vepronim duke çuar Aleksin poshtë, por humbëm në mesfushë. Lojtarët i kanë pasur mundësitë, ata që i zëvendësuan, për të treguar veten. Por është vetëm faza e parë dhe kemi ende goxha ndeshje përpara.

Mendoj që pati një reagim të skuadrës, por pa u pasqyruar mirë në portën e Partizanit. Mendoj se më pas skuadra e Partizanit luajti me bllok të mesëm e pastaj me bllok të ulët fare, gjë që krijon vështirësi për të shkuar drejt portës. Mendoj se në pjesën e parë Partizani na mori mesfushën, ishin në superioritet në mesfushë se dihet që kur një ekip fiton duelet ka superioritet, por do të shohim në analizë gabimet tona.

Ishim të detyruar, se nuk kishim lojtarë. Zejnullain e kemi provuar pak në mbrojtje në mungesë të Fangajt, manovra kishte ndryshuar. U munduam në pjesën ë dytë të shkojmë në manovrën tonë, mendoj se ka edhe ditë të këqija e pastaj Partizani ishte me një bllok shumë të mirë poshtë.

Sot siç e thashë ishim detyruar se kishim tre mungesa, pastaj konstatimet për pasimet mes linjave sigurisht e thashë që Partizani e fitoi mesfushën. Sot nuk ishte një ndeshje që kishte ndonjë farë ritmi e kjo shqetëson për mendimin tim. Unë çdo gjë e kam të lidhur me qarkullimin e topit si trajner gjë që nuk më pëlqeu fare, por jemi ende shpejt akoma dhe do të operojmë.

Egnatia e brishtë? Mendoj vetëm për lojën, sepse goli dashje pa dashje do vijë, edhe si do e pësosh. Por mendoj se nuk është Egnatia e brishtë por duhet të mblidhet për të lëvizur topin dhe shkuar drejt portës së kundërshtarit”, tha Tetova për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"