Postuar: Prill 24, 2024 | 10:31
Egnatia paguan për titullarin e sulmit dhe Disiplina i jep OK, sot në fushë ndaj Vllaznisë
Një nga vendimet e e sotme të Komisionit të Disiplinës ishte ky: Pranimin e kërkesës së KF Egnatia, për konvertimin të pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin Sebastjan Spahiu në bazë të nenit 75 të KDE.
Spahiut i kishte mbetur edhe një ndeshje dënim, por kli rrogozhinas tashmë e ka konvertuar më gjobë. Ka paguar 1 milion lekë klubi që ai të jetë në fushë në ndeshjen e kthimit sot ndaj Vllaznisë, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, ku Egnatia kërkon finalen pas fitores 1-0 dy javë më parë në Rrogozhinë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"