Egnatia, për të ndryshuar “marsh” në sfidën e Ballshit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2024 | 8:30

Egnatia, për të ndryshuar “marsh” në sfidën e Ballshit

Pushimi dyjavor i kampionatit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares i ka shërbyer Egnatias për të sistemuar disa gjëra dhe për të rikuperuar energjitë.

egnatia

Ndoshta kampionët në fuqi kishin nevojë më shumë se të tjerët për këtë ndërprerje, duke qenë se disa lojtarë kanë pasur probleme fizike. Po ashtu, ka qenë edhe një periudhë reflektimi për rrogozhinasit, të cilët këto 13 javë kanë qenë larg ritmit të sezonit të kaluar, që e kurorëzuan me dy trofe të fituar.

Egnatia mbetet në pozita pretenduese në tabelën e renditjes, por është e qartë se duhet të ndryshojë “marsh” sa më shpejt, duke nisur nga ndeshja e sotme me Bylisin në Ballsh. Trajneri Edlir Tetova ka punuar këto dy javë për t’i dhënë diçka më shumë skuadrës në të gjitha aspektet. Transferta e sotme është një provë e rëndësishme për të parë ndryshimin e ritmit nga ana e skuadrës kampione.

VETËM 1 FITORE –

Në pesë javët e fundit të kampionatit Egnatia ka marrë vetëm një fitore, shumë pak për një skuadër që dominonte sezonin e kaluar. Rrogozhinasit për më tepër kanë luajtur 4 herë në fushën e tyre, ku mundën vetëm Tiranën 1-0, kurse me Teutën, Dinamon dhe Vllazninë nuk shkuan më shumë se barazimi.

Pra, janë 6 pikë të humbura vetëm në këto tri ndeshjet e fundit, ndërkohë që në mes është edhe humbja 2- 0 në transfertën e Laçit. Një ecuri që nuk u shkon aspak për shtat objektivave të kampionëve. Pozitiv për ta është fakti se rivalët nuk janë shkëputur shumë dhe gara është plotësisht e hapur, por së pari Egnatia duhet të ndryshojë vetë “marsh”.

Trajneri Tetova ka edhe një seancë stërvitore sot para ndeshjes me Bylisin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"