Egnatia pragmatiste, vetëm Bylisi i sjell fat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2024 | 23:45

Egnatia pragmatiste, vetëm Bylisi i sjell fat

Egnatia kampione në fuqi është një nga skuadrat më pragmatiste të Superiores. Ndryshe nga sezonin i shkuar, kur rrogozhinasit dominonin thuajse ndaj çdo kundërshtari dhe regjistronin fitore bindëse, në kampionatin aktual ata janë më të kursyer me gola.

egnatia

Mjafton të përmendim faktin se në 5 ndeshjet e fundit Egnatia ka shënuar vetëm 3 gola për të marrë në total 6 pikë. Dhe 4 nga 5 ndeshjet në fjalë skuadra e Tetovës i ka zhvilluar në fushën e saj, ku ka mundur 1-0 Tiranën dhe ka barazuar 1-1 me Dinamon dhe Vllazninë, dhe 0-0 me Teutën. Në mes të këtyre ndeshjeve është transferta me Laçin, ku Egnatia u mund 2-0.

Gjithsesi, rrogozhinasit mbajnë vendin e 3-të aktualisht dhe shpresojnë që gradualisht të rrisin komponentët e tjerë në ciklin që kanë nisur këtë sezon.

BYLIS– Ndeshjen e radhës Egnatia e ka me Bylisin, ndaj të cilit ka regjistruar fitoren më të thellë të kampionatit. Rrogozhinasit e mundën 4-0 këtë kundërshtar në fushën e tyre fazën e parë dhe ky mund të jetë një ogur i mirë për sulmin e kampionëve në fuqi.

Fitorja e dytë më e thellë e tyre në 13 javë kampionat është ajo e javës së parë ndaj Dinamos 0-2, ndërsa të tjerat janë arritur me diferencë të një goli. Sfida e Ballshit në kampin rrogozhinas shihet si një mundësi e mirë për të forcuar pozitat në tabelën e renditjes. Barazimi me Vllazninë në ndeshjen e fundit nuk la shije të mirë dhe drejtuesit presin reagimin e skuadrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"