Egnatias kthehet në “Loro Boriçi”, festonin dy herë sezonin e kaluar në fushën e Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2024 | 18:00

Egnatias kthehet në “Loro Boriçi”, festonin dy herë sezonin e kaluar në fushën e Vllaznisë

Egnatia dhe Vllaznia bënë thuajse një “minikampionat” mes tyre sezonin e kaluar. Këto dy skuadra u ndeshën mes tyre 7 herë: 4 herë në kampionat, dy herë në Kupën e Shqipërisë dhe në fund në gjysmëfinalen e “Final 4” në stadiumin “Air Albania”.

egnatia-vllaznia

Bilanci anon nga kampionët në fuqi të Shqipërisë, të cilëve duket se u ecën në stadiumin “Loro Boriçi”. Sezonin e kaluar rrogozhinasit festonin dy herë në Shkodër pas ndeshjes. Shtatorin e vitit të kaluar Egnatia fitonte 0-2 në fushën e Vllaznisë, me gola të Isgandarli dhe të të ndjerit Duamena. Ishte ndeshja e fazës së parë të kampionatit, ndërsa në fazën e tretë fitonte Vllaznia me rezultatin 2-1, me gola të Balajt dhe Grudës, kurse për skuadrën e Tetovës barazonte përkohësisht Ndreca.

Në ndeshjen tjetër mes këtyre dy skuadrave në stadiumin “Loro Boriçi” festonin rrogozhinasit për kualifikimin në Kupën e Shqipërisë. Ndeshja mbyllej në barazim 1- 1, pas 120 minutash, sepse në kohën e rregullt shkodranët fitonin 1-0, falë golit të Alivodës, duke barazuar kështu fitoren 1-0 të Egnatias në Rrogozhinë në aktin e parë. Montenegro do të shënonte golin e barazimit, që eliminoi shkodranët nga Kupa e Shqipërisë.

sdfdfsfdsfdsfdssfd

Sa u takon ndeshjeve të tjera të luajtura në stadiumin “Egnatia Arena”, vendësit fitonin 3-0 për fazën e dytë dhe humbnin 0-1 në fazën e katërt. Vetëm një ndeshje mes këtyre dy skuadrave sezonin e kaluar u zhvillua në fushë asnjanëse, në “Air Albania”, ku përfundoi 0-0, aq sa u duhej kampionëve të Shqipërisë për të shkuar në finalen e titullit kundër Partizanit. Mesjavën e ardhshme Egnatia dhe Vllaznia përballen për herë të parë këtë sezon, me skuadrat që kanë pësuar ndryshime gjatë verës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"