Ekip me dy fytyra dhe shumë probleme, Piolin e shpëton vetëm…Europa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2024 | 14:50

Ekip me dy fytyra dhe shumë probleme, Piolin e shpëton vetëm…Europa

Lajmi i mirë është që Milani di të reagojë siç bëri ndaj Monzës kur me dhjetë lojtarë e balancoi sfidën. E gjithë kjo përpara se ta humbiste për gabime trashanike difensive që përbën lajmin e keq të momentit, por edhe një konstante për sezonin e “Djallit”.

Pioli-27012024-MilanLive

E të mendosh që kjo 2024 ishte zhvilluar mirë për Stefano Piolin që kishte nisur të merrte publikisht përgëzime nga tifozët dhe drejtuesit (Ibra, Furlani, Skaroni e Kardinale). Mjaftoi ajo disfatë për ta kthyer në diskutim trajnerin i cili nëse dëshiron të vijojë në stolin kuqezi duhet të bëjë diçka më shumë se sa mesatarja e mirë e pikëve me të cilën kishte nisur këtë vit kalendarik.

GJITHÇKA MBI KUPËN – Epo, në këtë rast përgjigja është më e ndërlikuar. Sepse gjithçka ose pothuajse gjithçka do të kalojë nëpër Europë: ajo që Milani duhet të fitojë me një vend mes katër të parave në kampionat për t’u rikthyer të luajë Champions brenda një viti, sigurisht, por edhe ai që do të ndjekë Ligën e Europës, i vetmi trofe ende brenda mundësive të Leaos me shokë. Si dhe i vetmi trofe kontinental që i mungon kabinetit të trofeve të “Djallit”. Arritja në finalen e Dublinit dhe një trofe do të përmbyste perspektivat dhe vlerësimet për sezonin e Piolit, ndoshta edhe në sytë e shumë tifozëve të cilët sot nuk do të donin në pankinën e kuqezinjve. Përndryshe, kualifikimi në Champions për të katërtin sezon radhazi do të nënkuptonte arritjen e objektivit minimal të klubit. A do të mjaftonte kjo për një rikonfirmim? Jo sepse kuqezinjtë, ndër klubet më të suksesshme në botë, nuk e kanë fituar kurrë kompeticionin e dytë europian dhe me një sukses sivjet mund të hyjnë në rrethin e vogël të klubeve të afta për të fituar të gjitha trofe kryesore të Kontinentit të vjetër.

KURTHI ZIKALTËR – Ajo që është e sigurt është se nuk mund të shihet përsëri një Milan si ai i parë në Monza: një ekip që doli në fushë me qasjen e gabuar, i shtrembëruar nga rrotacioni masiv dhe më pas i paaftë për të menaxhuar barazimin e arritur falë “superfuqive” të titullarëve si Zhiru apo Pulisiç. Kufizimet e treguara mbrëmjen e së dielës rrezikojnë të bëhen armiku më i keq i “Djallit” në këtë pjesë të dytë të sezonit dhe Atalanta do të jetë një matës forcash të dielën. Gjimshiti me shokë e kanë mposhtur Piolin dy herë sivjet (në kampionat dhe në Kupën e Italisë, midis dhjetorit dhe janarit. ) dhe në rast suksesi në “San Siro” do të ishin vetëm katër pikë larg dhe me një ndeshje më pak. Ndërkohë, edhe Bolonja gjithashtu mund të shkurtonte distancat me kuqezinjtë.

EKIP ME DY FYTYRA – Çështja është të kuptojmë se cilin Milan do të formësojë trajneri në javët në vijim. Seria prej nëntë ndeshjesh pa nokaut në kampionat, dhe 3-0 e shkëlqyeshme kundër Ren në ndeshjen e parë të “play-off”-it të Ligën e Europës, kanë treguar se Leao dhe shokët e tij të skuadrës janë të aftë të mbajnë një ritëm të nivelit të lartë. Përplasja në Monza i ktheu në Tokë: skuadra bie në të njëjtat gabime në mënyrë ciklike. Dhe Pioli, këtë vit, duket i paaftë për ta korrigjuar përfundimisht pavarësisht se gjithmonë ka pranuar dhe marrë publikisht përgjegjësitë e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"