EKSKLUZIVE/ Bledi Shkëmbi analizon Superioren: Egnatia sfidë kyçe për Tiranën, Partizani u dobësua shumë
Nga Egnatia tek Egnatia, Bledi Shkëmbi kthehet të flasë për Tiranën e tij. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, ish-trajneri i bardhebluve analizoi ish-skuadrën e tij. Ruajti respektin maksimal për trajnerin Gugash Magani dhe punën e këtij të fundit. Shkëmbi pranoi se takimi me rrogozhinasit është vendimtar për të ardhmen e Tiranës.
Tha se skuadrës së Maganit ashtu edhe të tij i ka munguar fati, ndonëse në fund janë këmbët ato që sjellin fitoren të një ekip.
Ju u larguat pasi u mundët nga Egnatia. Si e vlerësoni sfidën me rrogozhinasit? Egnatia i vjen Tiranës në një moment kyç të kampionat. Këtë mund ta themi në çdo javë, por realisht vjen në një situatë të vështirë, sepse është pas eliminimi i Kupës. Për mua është sfidë kyçe që Tirana të bëjë mbi maksimumin e saj për të fituar tre pikët.
Jo se nuk ka kohë dhe ndeshje, por ana psikologjike do të jetë shumë më e rënduar se ç’është në këtë moment. Jam i bindur që është e rënduar në këtë moment. Tani asgjë nuk mund të fshihet. Të gjithë e dinë se ana psikologjike te tani nuk është më e mira te Tirana apo skuadrat që janë në fund të tabelës.
Si e ke parë Superioren dhe bazuar në organikën që kanë, cilat janë skuadrat që ju kanë befasuar? Nga organika, Dinamo është aty ku duhet. Po kështu edhe Egnatia. Vllaznia po edhe po. Partizani është për t’u parë, sepse mendoj që është dobësuar shumë sidomos me ikjen e Carës, Mbasë, Rrapajt. Gjithsesi, do të shohim afrimet. Pjesën tjetër, veç Tiranës, edhe Skënderbeun e prisja me pikë më shumë.
INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT
OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"