EKSKLUZIVE/ Dënimi pas derbit, reagon Refik Halili: Jam më i fortë se kurrë, duan të më ulin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2024 | 8:28

EKSKLUZIVE/ Dënimi pas derbit, reagon Refik Halili: Jam më i fortë se kurrë, duan të më ulin

Refik Halili dënohet 4 javë për sjellje jo sportive në derbin e të rinjve, por presidenti i bardhebluve nuk e përtyp këtë vendim. Në një deklaratë për “Panorama Sport”, kreu i Tiranës si fillim pranoi se kishte qortuar zyrtarin e ndeshjes, por ai fajësoi gjyqtarin dhe për situatë, që mund të kthehej në një tragjedi.

refik-halili

Pa diskutuar çështjet e tjera, Halili u shpreh se një gjykim i padrejtë solli daljen e situatës jashtë kontrollit. Nga ana tjetër, bosi i bardhebluve deklaroi se ai është më i fortë se kurrë dhe askush nuk mund të bëjë çfarë të dojë me Tiranën dhe skuadrat e saj.

SQARIMI – “Sapo e mora vesh që jam dënuar dhe mendoj se nuk është e drejtë. Kurrë Refik Halili nuk ka ushtruar dhunë apo të ketë kërkuar që të ketë dhunë në stadium. Në tipin tim nuk është kurrë kjo sjellje. Ky dënim është një mënyrë për të më vënë një njollë që nuk e meritoj. Nuk jam nga ata unë që të ofendoj dhe këtë e di gjithë Shqipëria. Thjesht, duan të më ulin reputacionin në publik, sikur unë sillem keq. Të gjithë më njohin dhe vetëm dhunues nuk jam. Cilido që mendon se nuk jam i fortë, gabohet. Nuk kam vdekur unë. Jam më i fortë se kurrë dhe do ta mbroj klubin Tirana nga ata që duan ta njollosin apo mendojnë gjëra të tjera. Në stadium do të jem”, tha në fillim Refik Halili.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"