EKSKLUZIVE/ Drejtori i Teutës, të tjera akuza drejt FSHP-së: Zhduken shtangat, Gjoza i çon në Maqedoni
Komuniteti i peshëngritjes në Shqipëri vijon të dhurojë përplasje dhe sërish është Klubi Shumësportësh Teuta që sulmon hapur federatën, teksa vijon të konsiderojë të jashtëligjshme atë.Mollë sherri së fundmi është bërë prezenca në një garë ndërkombëtare, e Enkileda Carjes, në një memorial që u mbajt disa ditë më parë në Bullgari. Gazeta mëson se Carja ka udhëtuar në këtë kompeticion pa vënë në dijeni FSHP-në, vendim që nuk është pritur aspak mirë nga federata. Duke marrë shkas në rasti në fjalë, gazeta mëson se FSHP u ka dërguar një ‘e-mail’ shoqatave, duke i paralajmëruar ato që nëse marrin pjesën në aktivitet ndërkombëtare pa lejen e federatës do të merren masa deri në përjashtim. Ndërkohë Klubi Teuta ka denoncuar një tjetër skandal që sipas tyre po ndodh në FSHP dhe që ka të bëjë me zhdukjen e bazës materiale.
Kreshnik Leka, drejtori i Klubit Shumësportësh Teuta, i përjashtuar rreth një vit më parë nga FSHP, Leka vijon të theksojë se FSHP është e jashtëligjshme, duke e shuar edhe më shumë dozën e akuza të tij të radhës kundër FSHP-së: “Komunitetit jonë i peshëngritjes ka disa vite që për shkak të pa aftësisë dhe parregullsisë së veprimeve të kundërligjshme të vetëquajturit president të federatës Elez Gjozës, po zhytet çdo ditë në një situatë të vështirë, ku po zotëron parregullsia dhe kjo po reflektohet si në rezultate dhe në rënien e masivitetit. Ne nuk duhet të lejojmë të nëpërkëmbemi nga njerëz të cilët këtë detyrë nuk e kanë pasion, por e përdorin për qëllimet e tyre, të cilat po e dëmtojnë komunitetin tonë”, shprehet fillimisht Leka.
INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT
ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"