EKSKLUZIVE/ Drejtues të klubit turk në stadium për ndeshjen Vllaznia-Egnatia, ja kush ishte emri më i lakuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2023 | 0:18

EKSKLUZIVE/ Drejtues të klubit turk në stadium për ndeshjen Vllaznia-Egnatia, ja kush ishte emri më i lakuar

Pas skautëve të klubit hungarez, Ferencvarosh, në ndeshjen Vllaznia-Tirana, edhe dje në stadiumin “Loro Boriçi” ka pasur vizitorë të veçantë, të cilët kanë ndjekur sfidën Vllaznia-Egnatia nga tribuna qendrore.

vllaznia egnatia

“Panorama Sport” mëson se drejtues të klubit turk, Antaliaspor, ishin të pranishëm dje në stadium me një mision të veçantë. Burime pranë klubit shkodran tregojnë se drejtuesit e klubit të Superligës turke, janë duke vëzhguar disa lojtarë kuqeblu.

Emri më i lakuar është Rejan Alivoda, i cili dje luajti në 45 minutat e para të takimit. Te Vllaznia tregohen të rezervuar për informacione të mëtejshme, por duket se Antaliaspori e ka seriozisht dhe gjasat janë që në merkato e verës mund të kemi ndonjë transferim drejt Turqisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"