EKSKLUZIVE/ Egnatia shet Sherrin te Kaljari, tani do një italian dhe portierin e klubit të Superiores. Ja prapaskenat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2024 | 23:36

EKSKLUZIVE/ Egnatia shet Sherrin te Kaljari, tani do një italian dhe portierin e klubit të Superiores. Ja prapaskenat

Bëri bujë ditën e shtunë lajmi i shitjes së portierit Alen Sherri në Itali, në Serinë A. “Sky Sport” fillimisht bëri të ditur se portieri i Egnatias do të kalojë te Kaljari dhe më pas gjithçka u konfirmua nga klubi rrogozhinas.

ALEN-SHERRI-726x450Sherri, kampion në fuqi me fanellën e Egnatias, do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me ekipin ishullor, me të drejtë zgjatjeje edhe për një vit tjetër. Te Kaljari, shkodrani do të jetë zëvendësuesi i Skufet. Sipas drejtuesve të klubit rrogozhinas, shitja e Sherrit ka sjellë në arkat e Egnatias 500 mijë euro, ndërsa shtypi sportiv italian evidenton faktin se portieri është blerë për 300 mijë euro dhe kampionët e Shqipërisë ndërkohë ruajnë edhe 10% të vlerës së kartonit.

Drejtuesit e Egnatias menjëherë janë vënë në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin e shkodranit, aq më tepër që vetëm pak ditë më pas luhet ndeshja e parë në Ligën e Konferencës me Vikingurin. “Panorama Sport” mëson se alternativat janë një portier italian ose Mario Dajsinani i Laçit.

MARKEXHANI – Gazeta mëson ekskluzivisht se drejtuesit e klubit rrogozhinas janë në negociata të avancuara me portierin italian Gabriele Markexhiani. Bëhet fjalë për një 28-vjeçar, që aktualisht është pa skuadër, ndërsa fillimet e karrierës së tij i ka pasur te Roma.

“Gardiani” italian do të vinte me parametra 0 te kampionët e Shqipërisë dhe shihet si njeriu ideal për të mbrojtur katërkëndëshin e portës bardhejeshile

Gabriele Marchegiani (@GabMarchegiani) / X

DAJSINANI – – Ndërkohë Egnatia ka si synim që në gjirin e saj të afrojë edhe Mario Dajsinanin. Portieri i Laçit është i gatshëm për të zbarkuar te kampionët e Shqipërisë, por pengesë për transferimin e kavajasit është bërë Laçi. Presidenti i këtij ekipi, Pashk Laska, ka vendosur “veton” dhe nuk lejon largimin portierit.

Presidenti i Egnatias, Agim Demrozi, sipas burimeve të gazetës, është i gatshëm të ofrojë deri në 100 mijë euro për kartonin e Dajsinanit, por deri tani negociatat kanë mbetur pezull. Për momentin rrogozhinasit kanë të gatshëm për portën Dabjanin, i cili mund ta shohë veten titullar të enjten në mbrëmje ndaj Vikingurit, nëse nuk do të ketë ndonjë përforcim për portën.

Elbasan insists on the goalkeeper of Laçi, they want the wings of the defense... - SPORT

ISA HALILI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"