EKSKLUZIVE/ “Ekipi ka gjithçka për të pretenduar”, Qefalija: S’patëm fat në derbi, por kjo Dinamo bind

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2024 | 9:35

EKSKLUZIVE/ “Ekipi ka gjithçka për të pretenduar”, Qefalija: S’patëm fat në derbi, por kjo Dinamo bind

Seria e rezultateve pozitive të Dinamos u ndërpre në derbin me Partizanin, ku blutë humbën 1-2, edhe pse bënë volum loje dhe krijuan disa raste për shënim.QEFALIJAAjo humbje dhe dëmtimi i Dejvi Bregut e kanë prishur pak humorin në radhët e kryeqytetasve, por ata nuk demoralizohen, siç pohon në një intervistë për “Panorama Sport” mesfushori Klevi Qefalija. Futbollisti 20-vjeçar u penalizua nga një dëmtim në javët e para të kampionatit, ndërsa tani ka zënë vend në formacionin e trajnerit Daja dhe po ndihmon skuadrën. Ai pohon se Dinamos së këtij sezoni nuk i mungon asgjë për të arritur diçka, pasi është e kompletuar në çdo aspekt.

Klevi, tani që kanë kaluar disa ditë nga derbi me Partizanin, si do ta komentonit atë humbje?

Mendimi im është se në atë ndeshje thjesht nuk patëm fat për të marrë pikë. Nuk e meritonim humbjen për atë që bëmë në fushë gjatë 90 minutave. Pjesa e parë ishte më e mirë për ne, krijuam edhe disa raste, që për fat të keq nuk mundëm t’i shfrytëzonim. U goditëm më ata dy gola, ku duhej të tregonim pak më shumë kujdes, ndoshta duke bërë faull. Por ajo ndeshje ka kaluar tashmë. Edhe pse çdo humbje nuk është e mirë, ne nuk jemi demoralizuar.

Dinamo e fortë, por edhe rivaliteti është i madh për në “Final 4”, apo jo?

Patjetër, ka rivalitet. Janë disa skuadra që kërkojnë të shkojnë në “Final 4”, por besoj shumë se Dinamo do të jetë aty. Siç e theksova edhe më parë, skuadra jonë ka gjithçka për të arritur objektivat e sezonit. Nuk demoralizohemi nga humbja në derbi, jemi të angazhuar maksimalisht të gjithë për të reaguar nga ndeshja e radhës me Skënderbeun në Korçë.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

FATJON RUPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"