EKSKLUZIVE/ Elbasani pa frena, gati prezantimi i ish-sulmuesit të Benfikës dhe një portieri italian
Pas Esin Hakajt, i cili është zyrtarizuar nga klubi i Elbasanit, verdheblutë janë gati për të kryer një tjetër goditje “big” në merkato.
Elbasanasit kanë arritur marrëveshjen edhe me ish – futbollistin e Portugalisë U-20, Ze Gomesh. Bëhet fjalë për një lojtar që ka dalë nga moshat e Benfikës dhe shihej si një ndër talentet më premtues të futbollit portugez, duke luajtur vazhdimisht me moshat e këtij vendi, por pa shkuar dot tek Kombëtarja e madhe.
Në kulmin e tij kartoni i vlente plot 1 milion euro, ndërsa aktualisht vlerësohet 200 mijë euro. Bëhet fjalë për një sulmues në rolin e tij natyral, por që mund të përshtatet edhe në të majtë të këtij reparti. Ai ishte gjithashtu i pranishëm në miqësoren e djeshme ndaj Vorës.Sakaq, merkatoja nuk mbyllet me kaq, pasi verdheblutë janë gati për të zyrtarizuar marrëveshjen edhe me ish – portierin e Xhenoas, Xhuzepe Agostini. 21 vjeçari vjen si një lojtar i lirë në merkato, duke kompletuar kjështu edhe “trisin” në merkato brenda 24 orëve. Edhe për këtë lojtar mbetet vetëm zyratrizimi, ku mëoshet se ai ditën e nesërme prite të zbarkojë në Elbasan dhe të hedhë firmën nën kontratë.
VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"