EKSKLUZIVE/ Gjykimi tërbon Tiranën në sfidën me Elbasanin, bardheblutë bëjnë gati ankesën në UEFA
Tirana shpërthen në fund të ndeshjes me Elbasanin për gjykimin e Klodian Shahinit, ndihmësve të tij, si dhe arbitrave të VAR-it.Sipas bardhebluve, në ndeshjen e ditës së shtunë janë dy kartonë të kuq për Elbasanin, që nuk janë dhënë, duke falur kundërshtarin e Tiranës.
Burime në klub bëjnë me dije për “Panorama Sport” se zyrtarët e skuadrës janë ankuar për këtë gjykim te të dërguarit e FSHF-së dhe vetë gjyqtari. Nga ana tjetër, ata me anë të drejtorit Agim Ibraimi do të ankohen në UEFA për këtë gjykim tendencioz, që po dëmton bardheblutë.
Klubi do të çojë pamjet filmike të rasteve flagrante të ndeshjes. Dje Tirana denoncoi me pamje filmike të gjitha momentet ku arbitri ka marrë vendime të gabuara, ndërsa ironizonte me fushatën e FSHF-së, “Bëhu arbitër”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"