EKSKLUZIVE/ “Gjyqtari të mos ia linte VAR-it golin e anuluar”, Daja komenton barazimin në derbi: Rezultati më i drejtë, por dhuruam një nga pjesët më të mira

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2024 | 17:42

EKSKLUZIVE/ “Gjyqtari të mos ia linte VAR-it golin e anuluar”, Daja komenton barazimin në derbi: Rezultati më i drejtë, por dhuruam një nga pjesët më të mira

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, ka qenë i kënaqur përgjysmë me barazimin në derbi të skuadrës së tij. Duke folur ekskluzivisht për “Panorama Sport” pas ndeshjes, Daja theksoi se ekipi kishte bërë mirë në pjesën e parë por jo në të dytën, ku Tirana kishte merituar më shumë.

daja

“Kemi bërë një pjesë të parë të mirë, ku duhet të kishim shfrytëzuar rastet që kishim se në pjesën e parë kishim disa raste goxha të mira. Kemi luajtur mire, në fund barazimi mendoj se ishte rezultati më i drejtë se në pjesën e dytë kërkoi diçka më shumë Tirana. Pra barazimi është i drejtë. Por më pëlqeu se ishte një nga pjesët e para më të mira deri në këto momente. Kemi pasur probleme në ndryshimin e pozicioneve, e patë që Dita dhe Aliji ishin në pozicione jo natyrale. Kemi pasur problem edhe me Mandelën se kishte vetëm një javë me grupin, ashtu si edhe Qefalija. Ishte edhe Muzek që u ndje mungesa se këto javë ka bërë mirë. Duhej të kërkonim më shumë në pjesën e dytë, por gjithsesi kemi bërë 50-60% të një ndeshje të mirë.

Meqë golat i ka ndaluar VAR-i, besoj se mund të bënte më mirë arbitri në fushë, duke qenë se ishte shënuar gol. Nëse ishte i dyshimtë, mund ta jepte jashtë, e VAR-i pastaj të ndryshonte. Por janë gjëra të vogla, të gjithë gabojnë e janë pjesë e lojës. Qoftë ne si trajnerë, lojtarët e arbitrat. Ishte niveli i duhur i gjykimit, lojë efektive u bë shumë se edhe arbitri la goxha lojë efektive.

Kthimi në Vlorë? Kam kaluar shumë mirë këtu, kemi bërë një kampionat të mirë në atë vit dhe kam krijuar shumë miq. Edhe pse Vlorën e kam frekuentuar shumë herët në periudhën e verës, ngaqë më pëlqen qyteti e kam kaluar gjithmonë në Vlorë. Është rikthim emocionues se kanë qenë kohë të bukura. Më vjen mirë që po ringrihet prapë se i mungon Superiores”, tha Daja pas ndeshjes për gazetën.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"