EKSKLUZIVE/ Goli i parë, rrëfehet Muço Boçi: Ëndërr të shënoja me Teutën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2024 | 21:18

EKSKLUZIVE/ Goli i parë, rrëfehet Muço Boçi: Ëndërr të shënoja me Teutën

Njëzet e një vite, por me shpirti luftarak, Muço Boçi është lojtari i akademisë së Teutës dhe një nga të rinjtë më premtues, i cili ia doli të shënonte gol me fanellën e Teutës.

MUCO BOCI

Për djaloshin kjo ishte ndeshja e 4-rt në kampionat me 90 minuta lojë. Të dielën ai pati fatin të shënonte me fanellën blu golin e parë në Superiore. Numri 11 i bluve ka dhënë një intervistë për “Panorama Sport”, gjatë së cilës ka shprehur të gjitha emocionet e tij për suksesin dhe golin.

Muço, cilat janë emocionet e golit të parë në Superiore?

Për mua ishte ditë fantastike, jam i lumtur. Të luash titullar dhe të shënosh është shumë. Shënova gol dhe për këtë jam i kënaqur. Ka qenë një 90- minutësh i mirë. U mundova të bëja më të mirën. Te goli nuk u mendova gjatë. Sapo pashë topin nuk u mendova dy herë, vrapova fort dhe godita dhe shënova. Kur shënon për herë të parë ndihesh shumë i gëzuar, por këtë herë ishte ndryshe. Festimi me shokët e ekipit më emocionoi shumë.

Si ka nisur për ju lidhja me futbollin? Kush është njeriu që ju ka shtyrë drejt këtij sporti?

Lidhja ime me futbollin ka nisur kur isha i vogël, 4 ose 5 vjeç. Njerëzit që më ka shtyrë drejt këtij sporti është familja dhe më pas akademia e Teutës që besoj tek unë, duke parë sa i apasionuar. Isha të bëhesha futboll profesionist.

Veç golit po bëni dhe paraqitje të mirë në fushë?

Në çdo moment jam shumë i përqendruar, por dhe ketë ndeshje, pasi e dija rëndësinë e kësaj sfide, e dija se duhet të ktheheshim te suksesi. Ishte një takim shumë i luftuar, e patëm jashtëzakonisht të vështirë. S’kam bërë gjë akoma jam me këmbë në tokë dhe rëndësi ka të ecë ekipi mirë, unë po rritem dhe kam fatin që kam lojtar me eksperiencë në ekip. Shpresoj të vazhdoj kështu dhe të paraqitem sa më mirë në ekipin e Teutës.

Çfarë mund të veçoni deri më tani nga jeta juaj futbollistike? Ka një arritje për të cilën jeni krenar?

Arritja për të cilën jam krenar për momentin, është fakti që jam një lojtarë i një ekipi si Teuta, po luaj në kategorinë më të fortë të futbollit shqiptar siç është Superiorja, por dhe paraqitjet me kombëtaren e moshave.

Morët mesazhe urimi pas ndeshjes?

Pas ndeshjes, për mua ishte një atmosferë shumë e mirë, shumë e bukur dhe shumë e veçantë. Më uruan të gjithë shokët e mi që kam kontakte. Për golin më uroi stafi dhe lojtarët e ekipit, të gjithë por dhe familja ime dhe goli ja dedikoj dhe atyre.

Vetë ju personalisht, çfarë synimesh keni për të ardhmen?

Objektivi im është që të vijoj të bëj akoma më mirë me ekipin e Teutës, të rritem si lojtarë dhe të ndihmoj ekipin të arrijë sa më lartë. Për të tjerat ja lëmë kohës kjo është ajo që dua të arrij për momentin.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"